May 16, 2024
Kolumna

Sa i hidhur ky pushtet, duhet hequr shumë izjet, që të shohësh pak lezet

Rrnofte servilokracia, shendoshe meritokracia!

Shkruan: Dervish Halimi
Ditet e fundit nuk po shoh akuza per “tradheti” nga analistet dhe militantet e te gjitha partive ne FB. Si duket te gjithe filluan haptas te “tradhetojne” nga pak, duke bashkepunuar me parti simotra te bashkeqytetareve tane, pasi e kuptuan se rruga drejt suksesit gjegjesisht pushtetit eshte e mbushur me gjemba qe te ngulen kembeve dhe s’te lene rehat, si dhe rruges neper hane dhe stane duhet gelltitur edhe cka nuk kaperdihet!
Sa i hidhur qenka ky pushtet! Se pari duhet hequr shume izjet, qe me vone te shohesh pak lezet! Pastaj kur e shijon ate, s’te shkon mendja ta lesh dhe te duket sikur te sh-keputet nje pjese e shpirtit apo sikur e leshon vendin e lindjes dhe jo vetem vendin e perkohshem te punes!
Edhe kete here do te fitojne ata qe ia dijne rendin me se miri-te servilosen, ndersa te merituarit do te presin kohera me te mira!