(Foto: Ylber Pilku me bashkëshorten Vjollca Pilku bashkë me Sali dhe Lirije Berishën)

Veprimtari nga Nju Jorku me origjinë dibrane, ka uruar Prof.Dr. Saliu Berishën me rastin e heqjes nga “non grata” amerikane.

Në një deklaratë për portalin Lideri.mk, Pilku konsideron se ky zhvillim përbën një moment të rëndësishëm për PD dhe të gjithë mbështetësit që besuan në pafajësinë dhe qëndrueshmërinë e liderit historik të saj.

“Urime Prof. Dr. Sali Berisha për heqjen e non gratës. Ky zhvillim përbën një moment të rëndësishëm për ju, familjen tuaj dhe mbi të gjitha për PD dhe të gjithë mbështetësit që besuan në pafajësinë dhe qëndrueshmërinë tuaj. Ju uroj shëndet të plotë, forcë dhe suksese në angazhimet tuaja të mëtejshme politike e kombëtare. Qofshi gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe vlerave demokratike. Urime dhe mbarësi!”, thotë në urimin e tij veprimtari shqiptar në Nju Jork, Ylber Pilku.

sqShqip