PDK përkujton Afrim Bunjakun: Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonëVesa dhe Mirlind Daku konfirmojnë martesën? Publikojnë fotografi nga dita e veçantëVendoset në Banjskë gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim BunjakuAtentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë! (Emrat)Kiara nuk do të jetë në “Portokalli”? Top-Channel i vë vulën aludimevePDK përkujton Afrim Bunjakun: Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonëVesa dhe Mirlind Daku konfirmojnë martesën? Publikojnë fotografi nga dita e veçantëVendoset në Banjskë gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim BunjakuAtentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë! (Emrat)Kiara nuk do të jetë në “Portokalli”? Top-Channel i vë vulën aludimeve

Lajme
Vendoset në Banjskë gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku
📅 24 September 2026🕐 22 min më parë👁 4 shikime

Në trevjetorin e rënies në krye të detyrës, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit është vendosur gurthemeli i obeliskut në nderim të heroit Afrim Bunjaku.
Para ceremonisë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë bërë homazhe te varri i rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku pjesëtarët e Policisë së Kosovës u përballën me një grup të armatosur serb.

Шум Во Главата Е Знак За Мозочен Удар! Овој Метод Ќе Ви Помогне За Само 2 Дена
Hypertea

Овој едноставен метод ги отстранува сите паразити од организмот!
Parazol

За Да Го Нормализирате Крвниот Притисок На 120/80, Испијте 1 Чаша Од Ова!
Hypertea
Homazhet dhe vendosja e gurthemelit të obeliskut janë pjesë e aktiviteteve për shënimin e trevjetorit të rënies së Bunjakut, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë përleshjes me grupin e armatosur.
Sipas autoriteteve të Kosovës, Bunjaku u vra në një pritë në veri, ndërsa pas sulmit grupi i armatosur u tërhoq dhe u pozicionua në fshatin Banjskë. Pamjet e siguruara nga dronët kanë dokumentuar lëvizjet dhe ikjen e disa prej personave të dyshuar për përfshirje në sulm.
Pas sulmit, Policia e Kosovës konfiskoi një arsenal armësh dhe pajisjesh ushtarake. Institucionet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë për përfshirje në organizimin dhe mbështetjen e sulmit, pretendime që autoritetet serbe i kanë mohuar.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të vitit të kaluar ngriti aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe më shumë se 40 personave të tjerë. Radoiçiq dhe personat e tjerë të akuzuar ndodhen në Serbi.

