Ka vdekur një grua në Mitrovicë, ku e njëjta pati lëndime nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, përcjell Klankosova.tv.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.