May 21, 2024
Kosovë

Kosova feston Ditën e Flamurit dhe daljen në skenë të UÇK-së

Përveç ditës së flamurit, në Kosovë shënohet edhe dalja në skenë e UÇK-së, 26 vjet më parë dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë e njëkohësisht është edhe moment reflektimi për të gjithë atë që heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët, që nga heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, deri tek Ismail Qemaili, Hasan Prishtina, Isa Boletini e deri tek heronjtë e viteve 90, Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e Kosovës”, deklaroi Vjosa Osmani, presidente e Kosoves .

“28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së, po ashtu kjo datë është edhe dalja publike e ushtrisë tonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Nestorët do të festohen gjithmonë, uroj që ne të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë”, tha Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit.

Pos krerëve shtetërorë homazhe në Prekaz bën edhe qindra qytetarë.