May 2, 2024
Sport

Vazhdon mallkimi i finaleve për De Brynen – largohet në mesin e pjesës së parë pas lëndimit

Finalja mes Manchester Cityt dhe Interit po del të jetë shumë interesante, një ndeshje e barabarta mes këtyre dy skuadrave.

Edhe pse Man City po ka shumë nga loja, rezultati mbetet i barabartë 0-0.

Në mesin e pjesës së parë Kevin De BRryne ka pësuar një dëmtim, me gjasë një tërheqje muskulore.

Ai provoi të vazhdonte lojën , por nuk ia doli dukë kërkuar zëvendësim, ku në vend të tij u fut Phil Foden.

Edhe në finalen para dy vitesh mes Man Cityt dhe Chelseat, belgu kishte lëshuar ndeshjen më herët pas një dëmtimi në fytyrë.