April 29, 2024
Maqedoni

Vazhdoi gjykimi për El Chekën, kërkohen dëshmitarë Ali Ahmeti, Mijallkovi e të tjerë

Sot ka vazhduar gjykimi i Sheqerim Ahmedit-El Chekës.
Prokuroria e Kërçovës përmendi këto emra të cilët janë të përfshirë në inçizime: Ali Ahmeti, Musa Xhaferri, Beqir Asani, Blerim Bexheti, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Shefik Ismaili, Sadulla Duraku, Talat Xhaferri, Fekri Ahmeti dhe Xhevat Ademi, njofton avokati mbrojtës.

Për këtë arsye, avokati i El Chekës kërkoi nga prokuroria dhe gjykata që të thirren këto emra të lartpërmendur dhe të dëshmojnë për videoincizimet në të cilat janë të përfshirë.

“Kërkojmë publikisht që videoincizimet të punohen dhe prokuroria të marri masa ndaj këtyre njerëzve që kanë kryer krime, korrupsion dhe kanë ofenduar popullin shqiptar me sharje të rënda, e jo të dënojë vëllaun tim i cili publikoi video që janë interes publik”, deklaroi pas seancës Blerim Ahmedi, vëlla i El Chekës.
Procesi gjyqësor vazhdon muajin e ardhshëm.