May 14, 2024
Maqedoni

Ish ministri Çavkov rezulton pozitiv në burg, bashkë me 7 persona tjerë

Ish ministri i puneve të Brendshme, Mitko Çavkov ka rezultuar pozitiv me Koronavirus në burgun e Shtipit ku është duke vuajtuar dënimin. Pozitiv kanë resultuar edhe katër persona tjerë të arrestuar, si dhe tre rojtarë të burgut.
“Për momentin kemi pesë persona të arrestuar pozitiv me Kovid dhe tre të punësuar. Të arrestuarit që janë pozitiv gjenden të vendosur në dy hapësira dhe nuk kanë kontakt me të arrestuarit tjerë”, ka deklaruar drejtori i burgut, Miki Todorov.