May 18, 2024
Maqedoni

Vankovska propozon prishjen e Marrëveshjes me Bullgarinë

Kandidatja për presidente e partisë “E Majta” Biljana Vankovska gjatë takimit me qytetarët në Shtip tha se nëse ajo zgjedhet presidente, hapi i parë që do të bëjë është shkëputja e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë
Hapi i parë si presidente do të jetë prishja e Marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë, për shkak se kërkesat nga ana tjetër tashmë e kanë tejkaluar këtë marrëveshje si të tillë, dhe e shndërruan në propozim francez dhe kornizë negociuese. Ne nuk na kushton asgjë të veprojmë në bazë të nenit 13 që të dorëzojmë notë për shfuqizimin”, tha Biljana Vankovska, Kandidate e partisë “E Majta” për presidente. /Alsat.mk/