April 30, 2024
Maqedoni

Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, 2 persona lëndohen rëndë

Më datë 09.03.2024 në ora 14:25, është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë-Gostivar, afër fshatit Strogomishtë, automjeti i pasagjerëve “Opel” me tabela regjistrimi të Kërçovës, i drejtuar nga B.S.(47) nga fshati Tajmishtë të Kërçovës, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri i tij M.S.(56) nga fshati Tajmishtë, i diagnostikuar në Qendrën mjekësore Kërçovë. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Kërçovë.