May 3, 2024
Maqedoni

Xhaferi: Dëmi që ka bërë Kërmov është rreth 9 mijë euro

Kreytari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë brifingut me gazetarët, komentoi sjelljen e ashpër të deputetëve të “Levicës”, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, të cilët shkaktuan dëme materiale në folotren e kuvendit dhe në tavolinën e kryesisë së kuvendit. Sipas Xhaferit dëmi që është bërë kap shifrën e rreth 9 mijë eurove, dhe sipas ligjit të mardhënies së punës duhet të kompensohet nga ai që e ka kryer, në këtë rast nga deputeti Kërmov.

Talat Xhaferi, kryeparlamentar

“Ka procedurë ligjore për çdo veprim, dëmi që është bërë duhet të kompensohet nga ai që e ka bërë. Sipas ligjit, ne jemi të punësuar këtu. Përderisa jemi në marrëdhënie pune, vlejnë rregullat e ligjit, vlen procedura për kompenzim material, nuk mund t’i ikim. Nëse nuk paguan ka procedura ligjore, të cilave nuk mund t’u iket. Gjithçka që është dëmtuar, është regjistruar”

Më 20 nëntor deputetët e Levicës shkaktuan një incident gjatë debatit për Rregulloren e rë të Kuvendit. Borisllav Kërmov theu një pjesë të inventarit, duke përfshirë një monitor nga tavolina e kryetarit të Kuvendit dhe shpërndau fleta amendamentesh, më pas atij iu bashkua edhe kryetari I së Majtës Dimitar Apasiev.

Incidenti I deputetëve ngodhi pasi 87 deputetët e pranishëm në seancë nuk pranuan kërkesën e së Majtës për tërheqjen e propozim-rregullores nga debati për rregulloren e kuvendit, e cila më vonë u miratua në Kuvend.

Gjatë këtyre ditëve partia në pushtet LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe të Majtën për incidentin, ndërsa VMRO-ja opozitare ka akuzuar partitë në pushtet, ndërsa këta të fundit nuk e përjashtojnë mundësinë për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme me partinë e Apasievit.