Vallë jam fajtor që luftova për liri
Pse të vuaj ?
Unë sot po vuaj
Burgjeve me shokët e mi,
Vallë a thua jam fajtor
Që luftova për liri.
Jetën time e sakrifikova
Për ju me shokët e mi,
Tani vuaj i pafajshëm
Këtu brenda në qeli.
Vendi im me shokë
Nuk është qelija,
Po vendi ynë o vëllezër
Për ne është lirija.
Ata që janë fajtorë
Tani janë në liri,
E ne të pafajshmit
Jemi këtu në qeli.
O Zot i Gjithësis
Te ti kam një shpresë ,
Këto njerëz te pafajshëm
Liroi në mëngjes.
Ty po të lutem
Në këtë 10-të ditëshin e fundit ,
Ata që këtë rast e montuan
InshaAlla si mer kurrë gjumi.
Këto vargje i thurra
Për ty o Rexhail,
Të dashtë Zoti shëndet
E të shohim në liri.
Liri për Rexhail Qerimin (Opaja) # A.A