Stefoska dhe Margariti e hapën Qendrën Kulturore Informative të Maqedonisë së Veriut në Tiranë

“Në këtë ditë të mrekullueshme në Tiranë,hapëm Qendrën tonë të tretë Kulturore Informative në Ballkan.Përvojat nga qendrat në Stamboll dhe në Sofje, i japin kuptim idesë për vende të cilat na lidhin dhe ndërlidhin.Mbi të gjitha,Qendrat për Kulturë kanë detyrë dhe përgjegjësi të madhe – të mos lejojnë të bëhemi të huaj njëri nga tjetri, kur kemi arsye të shumta të jemi njëri me tjetrin.Sepse kulturës,kufijtë nuk i janë të njohura”,tha ministrja e kulturës Irena Stefoska,e cila së bashku me Ministren shqiptare të Kulturës, Elva Margariti, sot në mënyrë zyrtare hapën Qendrën Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në R. e Shqipërisë. Në fjalimin e saj përshëndetës, Stefoska shtoi se të udhëhequr nga ideja evropiane, fuqishëm i artikulojmë interesat e përbashkëta drejt qëllimit-jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. “Edhe kjo Qendër Kulturore Informative,është një kapitull tjetër i ri i bukur i marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë miqësore” tha Stefoska,e cila drejtorin e Qendrës Zlatko Origjanski,e porositi që portat e këtij këndi kulturor të jenë gjithmonë të hapura për të gjithë ata të cilët kulturën dhe artin maqedonas e kanë në zemër. Qendra gjendet në afërsi të Parkut të Qytetit në Tiranë,lokacion që ofron shikueshmëri dhe mundësi vizitë më të madhe në ngjarjet kulturore. Hapja e Qendrës Kulturore Informative në Tiranë u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme,gjegjësisht me Ambasadën e R. së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri,me çka konfirmohet se prezantimi ndërkombëtar është një nga përparësitë e politikës kulturore të R. e Maqedonisë së Veriut.