Valbon Limani ka mohuar zërat për një bashkim të mundshëm me VLEN-in. Në emisionin “N’Podium” me Mefo Ismailin në Ora24.tv, Limani deklaroi se mbetet anëtar i Aleancës për Shqiptarët dhe se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë konkrete me përfaqësues të VLEN-it.
Ai theksoi gjithashtu se është kryetar i Këshillit Organizativ për përgatitjen e Kongresit të Aleancës, duke thënë se mbajtja e tij pritet të ndodhë së shpejti.
“Nuk jam tregtar politik”, tha Limani, duke e cilësuar Kongresin si një hap që, sipas tij, do t’u japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij politike./ora24.tv

