Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka takuar në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ku në fokus ka qenë ecuria e projekteve të përbashkëta, posaçërisht lidhja rrugore Prizren-Tetovë dhe autostrada Shkup-Bllacë.

“Vëmendje të veçantë u kushtuam projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike. Interesi ynë i përbashkët është që këto projekte të realizohen sa më parë, në mënyrë që zotimet tona të kthehen në rezultate konkrete”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë të mirë. Kuvendi i Kosovës do t’i mbështesë këto projekte dhe do t’i ndjekë nga afër deri në përfundim”, ka shtuar mes tjerash Haxhiu.

Autostrada Shkup–Bllacë dhe rruga Prizren–Tetovë janë dy projekte që synojnë të përmirësojnë lidhjet rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

" "
sqShqip