May 6, 2024
Maqedoni

Vajza nga Tetova magjistron me notën maksimale në Universitetin e Romë në Itali (Foto)

Universiteti Sapienza është një ndër Universitetet më të njohur në Itali dhe Evropë, kurse në një ndër fakultetet më prestigjioze të këtij Fakulteti, tezën e magjistraturës e ka mbrojtur me sukses Shqipe Hasani nga Tearca e Tetovës.

Ajo me këtë rast ka marë titullin Magjistre e Inxhinerisë në drejtimin e Elektroteknikës.

Për suksesin e Shqipes ka njoftuar babai i saj, Isen Asani, shkruan portali Lideri.mk.

“Sot në ditë me diell, në qytetin e Historisë, në qytetin e Perandorisë, në Romë, në Universitetin e Sapienzes, Fakulteti i Inxhinerisë Civile dhe Industriale vajza ime Shqipja, mori gradën Magjistre e Inxhinerisë në drejtimin e Elektroteknikës me notën më të lartë 110/110.
Falenderoj poashtu edhe Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Prof.Dr. Vesel Memedi që na nderoi me pjesmarrjen e tijë”, ka shkruar Asani në Facebook.

“Të priftë e mbara Shqipja ime”, ka uruar ai vajzën që sapo ka marë titullin magiistre./Lideri
Foto: https://www.facebook.com/share/p/wK3KDeSifzcMPndB/?mibextid=I6gGtw