May 28, 2024
Rajon - Botë

Lajm i fundit: Palestinezët fillojnë festën, Hamas-i pranoi marrëveshjen për armëpushim

Hamasi njofton se ka pranuar armëpushimin e propozuar për Gazën
Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, përcolli miratimin e grupit të tij për propozimin gjatë bisedave të ndara telefonike me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel
Ahmed Asmar |
06.05.2024 – Përdıtësım : 06.05.2024
Hamasi njofton se ka pranuar armëpushimin e propozuar për Gazën Foto: AA/Arkiv

Gaza

Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka bërë të ditur se ka rënë dakord për një armëpushim të propozuar në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Grupi palestineze njoftoi se shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, përcolli miratimin e grupit të tij për propozimin gjatë bisedave të ndara telefonike me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel.

Miratimi vjen në vazhdën e lëshimit të urdhrave të evakuimit nga forcat izraelite për palestinezët nga lagjet lindore të qytetit Rafah në Gazën jugore, një hap që shihet gjerësisht si fillim i sulmit ndaj qytetit që po kërcënohet prej kohësh nga Izraeli, respektivisht në qytetin ku banojnë rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur që kërkojnë strehim nga lufta.