May 8, 2024
Rajon - Botë

Ushtria izraelite sulmon spitalin më të madh të Gazës

Forcat pushtuese izraelite sulmuan Kompleksin Mjekësor Al-Shifa në Rripin perëndimor të Gazës, pas një periudhe të gjatë rrethimi. Dhjetëra pacentë kanë humbur jetën për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor të shkaktuar ndërprerja e qëllimshme e energjisë elektrike dhe furnizimeve jetike nga ana e ushtrisë izraelite.

Udhëheqësit e spitalit Al-Shifa në Gaza deklaruan se asnjë plumb i vetëm nuk u shkrep ndaj ushtrisë izraelite gjatë bastisjes së tyre në spital, ku pretendonin se ishte e pranishme rezistenca e armatosur palestineze. Drejtori i Përgjithshëm i Spitaleve të Gazës, Mohammed Zakkut theksoi se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj atyre që dilnin nga korridori i spitalit, për të cilin ushtria pretendoi se ishte dalje “e sigurt”. “Ushtria pushtuese besonte se hyrja e ushtarëve të saj në spitalin Al-Shifa do të ishte fitore për ta, por ushtria izraelite nuk gjeti asnjë provë për ekzistencën e rezistencës”, potencoi ai.

Ndërkohë, radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se nuk ka asnjë shenjë prej pengjeve izraelite në spitalin Al-Shifa në Gaza, të cilën e bastisën ushtarët izraelitë, ndërsa vazhdojnë kërkimet e ushtrisë izraelite në zonë.

Qeveria në Gaza deklaroi se ushtria izraelite kreu edhe një herë krim të tmerrshëm me sulmin ndaj spitalit. Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës deklaoi se sulmi i ushtrisë izraelite ndaj spitalit Al-Shifa është shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për të mbrojtur mijëra persona.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lajmi për sulmin ushtarak ndaj spitalit Al-Shifa në Gaza është jashtëzakonisht shqetësues.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se në mënyrë të detyruar janë evakuuar pacientët dhe ekipet shëndetësore nga Spitali Al-Quds në Rripin e Gazës. Evakuimi i spitalit u krye pas më shumë se 10 ditësh bllokadë nga forcat izraelite.

Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinator për ndihmë emergjente, Martin Griffiths tha se është i tmerruar nga bastisja ushtarake në spital. “Jam i tmerruar nga lajmi për bastisje ushtarake në spitalin Al-Shifa. Spitalet nuk janë zona lufte”, tha ai.

Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Palestinën, Francesca Albanese, deklaroi se palestinezët ndodhen përballë me “kërcënimin ekzistencial” më të rëndësishëm, si dhe shtoi se “Izraeli nuk mund të pretendojë për të drejtën e vetëmbrojtjes kundër kërcënimeve që burojnë nga një territor që ai ka pushtuar”. Albanese theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar Izraeli ka kryer “krime lufte për të cilat duhet të jepet llogari”.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdoğan, ka deklaruar se Izraeli është një shtet terrorist. “Izraeli po zbaton një strategji të shkatërrimit total të një qyteti së bashku me njerëzit brenda tij. E them hapur se Izraeli është një shtet terrorist”, tha presidenti turk.

Ndërkohë, në Belgjikë është refuzuar shfaqjen e videos për sulmet e Hamasit të dërguar nga ambasadori izraelit në Bruksel, duke theksuar se “atëherë duhet të tregohen edhe masakrat në Gaza”.