May 5, 2024
MaqedoniOpinion

Urime Kryeministrin e parë shqiptar, shef i ekzekutivit me duar të lidhura apo me pushtet të kufizuar

Shkruan: Ejup Berisha

Me marrëveshjen e Përzhinos të vitit 2015 forcat kryesore politike në RMV janë marrë vesh që vendin në 100 ditëshin e fundit të mandatit, në vend të Qeverisë politike ta udheheq ajo teknike. Kjo qeveri do të ketë rol të kufizuar ekzekutiv apo ingerenca kryesishtë teknike, apo e njëjta do të duhet që ti organizoj zgjedhjet e radhës paralamentare të cilat duhet të mbahen këtu te ne në RMV gjatë vitit 2024. Qeveria teknike përndryshe njihet edhe si Qeveri në doreheqje. Do të rikujtoj se BDI gjatë zgjedhjeve paralamentare të vitit 2020 premtoi se pas përfundimit të tyre Qeverinë e RMV-së do ta udheheq një shqiptar. Ata këtë e quajtën Kryeministri i parë shqiptar. BDI këtë gjë e premtoi por nuk e realizoi sepse në vend të Kryeministrit shqiptar shef i ekekutivit qëndror u emrua ish lideri i LSDM-së Zoran Zaev. E Zorani nuk ishte me perkatësi etnike shqiptare por ai ishte maqedonas. BDI ndoshta ka menduar se Zoranit nëse i perkthehet emri në gjuhën shqipe ai do të tingëllon Agim por ky edhe atëher pas zgjedhjeve parlamentare por edhe sot i ka ngelur besnik perkatesisë etnike amë. Kryeministri i parë shqiptar nuk ishte as premtim i pari e as i fundit të cilin BDI e ka prezentuar dhe premtuar para zgjedhësve shqiptar e që nuk e ka realizuar dot këtu në RMV. Nga kjo parti para Kryeministrit të parë shqiptar e kishim edhe premtimin për Presidentin shqiptar që sipas tyre do të ishte konsenzual. Por edhe pas zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2019 Presidenti i Republikës nuk qe shqiptar por ai që doli dhe u betua në Kuvendin e Republikës para të zgjedhurve të qytetarëve dhe tha se në pesë vitet e ardhëshme do ta udheheq shtetin në emër të kushtetutës dhe ligjeve me nderë,me dinjitet dhe me përgjegjsi ishte Stevo Pendarovski gjithashtu maqedonas etnik.
Ti kthehemi Kryeministrit të parë shqiptar dhe Qeverisë teknike që do ta udheheq i pari i Qeverisë. BDI për Kryeministër të parë shqiptar të Qeverisë teknike është përcaktuar për Kryetarin e dytë të Kuvendit Talat Xhaferin. Themë Kryetari i dytë sepse Kryetari i parë i Kuvendit të ish Republikës Socialiste të Maqedonisë ka qenë Vullnet Starova. Pra Talat Xhaferi do ta udhëheq Qeverinë në dorëheqje dhe do te jetë Kryeministri i parë shqiptar i dorëhequr. Sa i përket rolit dhe pozicionit të Qeverisë teknike duhet thënë se kompetencat dhe kohëzgjatja e saj janë të kufizuara në krahasim me qeverinë e rregullt. Kur jemi te kompetencat gjithashtu duhet thënë se antarët e Qeverisë teknike nuk mund të marrin vendime të rëndësishme dhe më të gjëra për shkak se e njëjta nuk ka legjitimitet për to. Pra Kryeministri i parë shqiptar do ti këtë duart e lidhura apo dhe organi me i lartë ekzekutiv që do ta udheheq ai do te këtë pushtet të kufizuar. Çështja e Kryeministrit të parë shqiptar duke i pasur parasyshë të gjitha këto që u thanë më lartë për të më ngjanë në atë djalin e llastuar i cili ndodhet në makinë duke udhëtuar me babanë e tij, por i cili tërë kohës sa ndodhet në të nuk është i qetë sepse ka dëshirë të flaktë që të ulet në ulësen e timonit ku ngasës është babai i tij. Por i njëjti deshirën e tij për ta ngarë makinën e realizon vetëm 20 metra para se makina të parkohet në garazhin e shtepisë nga vet ai.