May 25, 2024
Maqedoni

Prej sot Tetova me transport të organizuar urban!

Një ëndërr e bërë realitet për Tetovën që për banorët vjen si një lehtësim i madh në transportin urban.

Këtë lajm të madh e ka ndarë vetë kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila për shkak të infektimit me Covid, nuk ka qenë në këtë ceremoni të veçantë pasi qëndron e izoluar sipas protokolleve.
Prej sot Tetova me transport të organiziar urban! është shprehur Arifi.

3 linja qarkullimi dhe 5 autobusë do të jenë në shërbim të qytetarëve për të lëvizur brenda qytetit, nga ora 06:00 deri 20:00!

Për 10 ditët që vijnë qytetarët do të mund të shfrytëzojnë autobusët pa pagesë, për sa do të zgjasë edhe pilotimi, duke inkurajuar qytetarët që të përdorin autobusët në vend të veturave ka thënë e para e Komunës.

Më mirë, më shpejtë, më lirë! Kudo në qytet, shpejt dhe sigurt! është shprehur Arifi.