Ejup Berisha

Sot në ditën e Europës koalicioni politik VLEN po bëhet një Parti e vetme. Urime dhe gëzuar Europës për festën por Urime dhe gëzuar edhe antarëve, simpatizantëve por dhe qytetarëve shqiptar të RMV-së për këto dy ngjarje shumë të rëndësishme. Pra kjo është një ditë.shumë e rë
ndësishme dhe e veçantë si për Europen por edhe për shqiptarët por dhe për të githë qytetarët e RMV-së. Ide parime dhe koncepte bazike të
Europës janë instalimi, zbatimi i realtë dhe forcimi i Demokracisë, respektimi i dinjitetit njerëzor, si dhe përqëndrimi te kontributi për respektimin e Lirive dhe të barazisë së njeriut dhe të qytetarit.

Edhe VLEN këto dy vite egzistimi dhe funkcionimi në skenën politike të vendit tonë pak a shumë kontribuoi për të njejtat ide, parime dhe koncepte civilizuese europjane. Prandaj edhe përkunder vështërisive sfidave dhe goditjeve të shumta nga të gjitha anët, ky subjekt politik arriti të mbijetojë falë idese dhe percaktimit qe ti çmon respekton dhe zbaton parimet, idetë dhe konceptet civilizuese e përparimtare europjane. VLEN dorën në zemë është shumë e fortë e goditur nga Partnerët qeveritarë, nga opozita shqiptare, nga Kryeministri I Shqipërisë dhe nga subjektet opizitare të Kosovës she prap po çëndron në këmbë dhe po bashkohet në një subjekt të vetëm politik. Kjo pra është dëshmi e forcës kurajos dhe rrugës së drejtë. Gjithmonë sulmohen më të mirët. Ashtu siç po sulmohet edhe LVV në Kosovë. Subjektet politike që sulmohen më së shumti bëhen më të fuqishme.
VLEN duhet të vazhdon ti respekton dhe çmon qytetarët duke fulluar nga ata që e përkrahin fuqishëm e deri te ata që nuk kanë interes që të merren me politikë e të dalin ne zgjedhje, për shkak se një ditë edhe këta do të mund të përcaktohen për pjesmarrje në procesin zgjedhor. Si dhe të njejtët do ta ringjallin intersimin e tyre për proceset politike. Kjo do të ndodh nëse dikush nga politika të njejtët i bind se dalja dhe pjesmarrja në zgjedhje nuk është lëvizje dhe aktivitet i kotë si e i parëndësishëm.
Eshtë mirë të binden që të aktivizohen e të bëhen pjesë e procesit zgjedhor edhe këta qytetar të cilë e kanë humbur besimin dhe bindjen e mirë te politika dhe te procesi zgjedhor. Këtu qëndron suksesi më i madh i subjekteve politike. Ti bëshë për vete ata qytetarë që subjektet e tjera politike më herët i kanë detyruar që të bëhen të painteresuar apo apatik ndaj zgjedhjeve e me këtë edhe ndaj proceseve politike. Nëse këtë gjë arrin që ta bën Partia e re VLEN une besoj në suksesin, përparimin dhe zhvillimin e saj këtu në skenën politike të RMV-së.VLEN pra do të zhvillohet, rritet dhe do të përparon në skenën politike vetem nëse i ka parasyshë siç i ka pasur deri tani parasyshë kërkesat nevojat dhe dëshirat e qytetarëve shqiptare të vendit tonë. VLEN gjatë aktiviteteve të saja politike duhet të vazhdon që të kontribuojë për avancimin e statusit kushtetues dhe juridik të qytetareve shqiptar. proces ky i nisur dhe i lë
në anash në fillim të saj gjatë kohë nga dikush këtu te ne. VLEN edhe si subjekt i vetëm politik duhet të vazhdon me aktivitete me pune dhe me akcione politike përparimtare. Pra me më pak fjalë e me më shumë
punë të vazhdon që të kontribuon në të mirën dhe në interesin e qytetarëve shqiptar si dhe të qytetarëve tjerë të këtij vendi. Edhe njëher Urime 9 Maji dita e Europës por dhe Urime Kongresi i Bashkimit të katër subjekteve politike shqiptare të njohur si Koalicioni VLEN në një subjekt të vetëm politik me të njejtin emër. VLEN-it të bashkuar i dëshiroj suksese fat dhe mbarsi në misionin e tij fisnik politik vazhdimin e procesit të transformimit dhe ndryshimit politik.

sqShqip