Universiteti i Tetovës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Universitetin Sapienza të Romës në fushën e arkitekturës
Publikuar 14:43 4 Nëntor, 2026
Më 27 tetor 2026, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Shkencave të
Zbatuara – Departamentit të Arkitekturës të Universitetit të Tetovës dhe Departamentit të
Arkitekturës dhe Projektimit të Universitetit Sapienza të Romës.
Marrëveshja pesëvjeçare krijon një kuadër për bashkëpunim në mësimdhënie dhe kërkim shkencor,
duke hapur mundësi për shkëmbime të stafit akademik, pjesëmarrje në programe kërkimore dhe
realizim të publikimeve të përbashkëta. Ajo parashikon gjithashtu organizimin e konferencave,
seminareve, studiove të përbashkëta të projektimit arkitekturor, shkollave verore dhe punëtorive
praktike.
Ky partneritet përforcon orientimin e Universitetit të Tetovës drejt ndërkombëtarizimit, zhvillimit të
kapaciteteve kërkimore dhe pasurimit të përvojës arsimore të studentëve. Njëkohësisht, ai krijon
hapësirë që ekspertiza dhe kontributi i stafit akademik të UT-së të zhvillohen më tej përmes
bashkëpunimit dhe projekteve ndërkombëtare.

