Rajon - Botë

Ukraina: Mbi 10 mijë ushtarë rusë të vrarë në luftë

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se më shumë se 10.000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm ka rishikuar të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt.

Më shumë se 10.000 trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 39 avionë, 40 helikopterë, 269 tanke, 945 automjete të blinduara, 105 sisteme artilerie, 409 automjete, 60 cisterna dhe tre dronë janë shkatërruar.