Rifat Jashari: Kënaqësi kur e shoh Ushtrinë e Kosovës

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka deklaruar se është kënaqësi kur e sheh Ushtrinë e Kosovës të rreshtuar.

Jashari këto deklarata i bëri në ceremoninë e rreshtimit të Njësive ushtarake të FSK-së për Epopenë e UÇK-së.

“Gjithmonë do të jemi bashkë dhe do të jemi krenarë, liria e mund edhe dhimbjen e të tjerat. Është kënaqësi kur e shoh Ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar, duke falënderuar Zotin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe gjitha shtetet mike që ne e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë dhe kjo do të qëndrojë sa të ketë jetë populli kosovarë ‘denbabaden’”, tha mes tjerash ai.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/