May 21, 2024
Maqedoni

UÇK e Kosovës nuk harron ata që ndihmuan në kohë të vështira, dekoron dibranin Ylber Pilku

UÇK e Kosovës nuk harron ata që ndihmuan në kohë të vështira, dekoron dibranin Ylber Pilku
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga lufta e Kosovës, UÇK nuk i harron personat që kontribuan në kohën më të vështirë për këtë luftë të lavdishme. E një ndër ta është biznesmeni i suksesshëm dibran në SHBA, Ylber Pilku. Brenda një kohe të shkurtër, Pilku sërish është dekoruar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së në SHBA, respektivisht nga kryetari i saj, Astrit Huska.

“Kush e harron të kaluarën e vetë të lavdishme dhe njerëzit që kanë kontribuar, nuk mund të ketë ardhmëri të lavdishme. Ne si UÇK nuk kemi ndermend të harrojmë kontribuesit e epopesë së UÇK-së”, tha me këtë rast kryetari Huska.

Biznesmeni Pilku tha se dekorata është nder për të, për familjen, Dibrën, por edhe një deshmi se shqiptarët e Maqedonisë krah për krah me vëllezërit e tyre kosovarë janë munduar që Kosova të fitojë atë që i është mohuar me shekuj.

“Ne e kishim borxh të reagojmë si një komb në atë kohë të vështirë për Kosovën. Po të kem edhe një jetë tjetër, unë prap do të kisha dhënë të njëjtin kontribut për kombin tim”, thekson Pilku pas pranimit të dekoratës, me rastin e marsit të lavdishëm, kur filloi lufta çlirimtare në Prekaz./joq-albania