May 20, 2024
Maqedoni

U nda nga jeta Muhamed Kaba, ish kryetar i Dibrës së Madhe

Sot, ndërroi jetë Muhamed Kaba, Ish kryetar, i sukseshëm i qytetit të Dibrës (1974-1982).
“Ai ishte menaxher super i sukseshëm në disa ndërmarje publike.
Personalitet i cili me keshillat e tij ndihmoi disa nga proceset e veshtira të ndërrimit të sistemit ekonomik.
Magjistri i parë i shkencave Ekonomike në qytetin tonë.
Profesor universitar për disa vite pranë UT.
Familjar, prind dhe qytetar shembullor!

Krenar që të patëm. Do të na mungosh me këshillat e tua dhe afirmitetin që na jepje.

Pusho i qete axha Meti”, kanë shkruar familjarët e tij.