Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi.

Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.

Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone.

Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg.

Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë. Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar.

Remember Him, Better Sit Down Before You See What He Looks Like Now
Daily Sport X
by Taboola
Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.

sqShqip