May 17, 2024
Maqedoni

Turp: Radiot shqiptare në Tetovë nuk e respektuan Ditën e Zisë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Sot në Maqedoninë e Veriut është ditë zie në shenjë të respektit dhe solidarizimit me viktimat e tërmetit katastrofal në Turqi dhe Siri. Mirëpo në Tetovë radiot shqiptare gjatë tërë ditës kanë lëshuar muzikë zbavitëse, kurse respekt kanë treguar vetëm radiot maqedonase. Lidhur me këtë sjellje të turpshme ka reaguar aktivisti Armend Nuhiu.
“Në Tetovë radiostacionet e pronarëve maqedonas si dhe radio-stacionet në nivel shtetëror, sot tërë ditën kanë emituar muzikë serioze ose të lehtë, ndërsa radiostacionet me pronarë shqiptarë, poashtu tërë ditën kanë emituar muzikë me këngë si Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Gold AG etj.

Tash sa e parkova veturën, dhe u vërtetova edhe vetë.

Edhe gjatë ditës ishte e njëjta situatë, poashtu jam vetë dëshmitar”, ka shkruar Nuhiu në reagimin e tij në Facebook.