May 2, 2024
Maqedoni

Zhduket familjari i një politikani nga Shkupi, u kidnapua afër ambasadës çeke? (Emri)

Mediumet kanë njoftuar për zhdukjen e 26 vjeçarit Samoil Kostadinovski. Sipas shkrimit të mediave maqedonase, ai është familjar i ish ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski.

Rastin në polici e ka paraqitur vellau i tij 32 vjeçar, para dy ditëve.
Në rrjetet sociale është paraqitur apel për ndihmë në gjetjen e tij, ku shkruan se Kostadinovski është kidnapuar afër ambasadës çeke në Shkup, transmeton Lideri.mk.
Mirëpo ky postim është larguar pas pak kohe.