Truproja i presidentit Biden valëvit flamurin shqiptar në Shtëpinë e Bardhë

Djali që shihet në foto, duke valëvitur një fanellë me flamurin shqiptar, ndodhet në tarracën e ndërtesës më të rëndësishme të botës, ku merren vendimet dhe qëndron presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Foton e ka ndarë në rrjetet sociale, Gjon Juncaj, një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili ka punuar disa vite edhe në Ambasadën amerikane në Tiranë, për të ndihmuar zbatimin e reformës në drejtësi.

“Përgëzime mikut tim dhe vëllait shqiptar, pas përfundimit të misionit të tij në Shërbimin Sekret Amerikan.

Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë, po i tregon gjithë botës krenarinë e tij pas 30 vitesh që ka mbrojtur Presidentet e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Junçaj në statusin e tij në rrjetet sociale.