May 4, 2024
Diaspora

Promovohet në New York libri për krimet serbe në Kosovë

Nga një organizim i shkëlqyeshëm i Federatës Panshqiptare ‘VATRA’ të New Yorkut, ku morën pjesë edhe Kryetari i saj, Elmi Berisha, Kryeredaktori i Gazetës ‘DIELLI”, Sokol Paja, Agim Rexha, Halil Mula, Ylber Pilku, Beqir Sina, Dalip Greca e veprimtarë/e e ardhetarë të njohur të çështjes kombëtare nga e gjithë Amerika jonë mike, u promovua libri “NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË”(Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999), në anglisht dhe shqip, i autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj!
“Ky libër, sot futet dhe arkivohet në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan në Washington, me ç’rast, këtë ngjarje do ta përcjell edhe ekipa e TV ‘ZËRI I AMERIKËS – VOA””, kanë njoftuar autorët Pllana e Aliçkaj.
Ata kanë shprehur falënderime të sinqerta për organizatorët e promovimit.

“Faleminderit ‘VATRA’!
Faleminderit të gjithë Juve vëllezër e motra, për prezencën Tuaj dinjitoze, në këtë promovim të rëndësishëm për shkencën shqiptare, aty ku për të satën herë e denoncuam fuqishëm barbarinë dhe mizorinë serbe mbi shqiptarët!
Vazhdojmë më tutje…!
RESPEKT!”, ka shkruar në Facebook Nusret Pllana.