July 27, 2024
Diaspora

Ajaz Emini nga Kumanova, ushtari i parë shqiptaro-amerikan që hyri në Kosovë (Foto)

Shkruan: Ajaz Emini, pjesëtar i ushtrisë Amerikane i lindur në Llojan të Likovës (Kumanovës) që jeton në Klivlend, SHBA

FotoKujtim nga dita e sotme para 23 vjetësh!
-Pas “Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Kumanovës” (Nënshkrimit të Kapitulimit Fashist Sërbë), unë me Njësinë e Forcave Speciale Amerikane nga Kukësi u këthyem në Rinas. Të nesërmen pas takimit me Gjen. Hendrix, nga Rinasi fluturuam për në bazën amerikane “San Vito Air Station” në Brindizi të Italisë, atje kaluam dy netë, dhe pastaj vazhduam fluturimin për në Shkup. Nga Shkupi me automjetet që kishim të nesërmen u nisëm për në Kosovën e Lirë! Pas udhëtimit disa orësh nëpër Grykën e Kaçanikut deri në Prishtinë, pastaj u këthyem dhe erdhëm në Sojevë të Ferizajit (para se me u fillu baza amerikane e “Bondsteelit”) dhe u ndalëm këtu në këtë shtëpi ende të pa përfunduar. Mu këtu kaluam edhe natën e parë në Kosovë e Lirë që aq shumë dhe aq gjatë e kishim ëndërruar…
17.06.1999 Sojevë /Kosovë 🇦🇱🇺🇸🇽🇰

Ajaz Emini me bashkëshorten Shahadijen nga Kaçaniku, ishin pjesë e ushtrisë amerikane në Kosovë

Ajaz Emini pjesë e ekipit ushtarak amerin që pritën sekretaren Medlin Ollbrajt në vizitën e parë në Kosovë