May 15, 2024
Maqedoni

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Gaza

Gjatë 24 orëve të fundit, tre shtetas tanë, një nënë me dy fëmijë të cilët më parë me dëshirën e tyre kanë qëndruar në Gaza, janë evakuuar tani me kërkesë të tyre dhe me këtë rrumbullakohet numri i qytetarëve tanë të cilët kanë kontaktuar Përfaqësitë diplomatike-konsullore në Kajro dhe Tel Aviv për t’u ofruar atyre ndihmë gjatë evakuimit, njoftoi MPJ, transmeton Portalb.mk.

Pas strehimit të përkohshëm në Kajro, familja do të dërgohet në shtëpi.

“Edhe një herë falënderojmë zyrën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) për ndihmën e tyre në transferimin e shtetasve tanë nga kryeqyteti i Egjiptit, Kajro drejt Shkupit”, thonë nga MPJ.

Kontaktet e MPJ-së për paraqitjen e shtetasve tanë eventual në Gaza: Telefonat SOS të MPJ-së – 075/273-732 dhe 075/268-736, telefoni kujdestar i Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378 dhe telefoni kujdestar i Ambasadës në Kajro +201033615542.

Paraprakisht në nëntor u evakuua çifti bashkëshortor, dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut të fundit që ndodheshin në zonat e rrezikut.