Tre persona provojnë të vjedhin tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, por nuk mund t’i hapin dyert (VIDEO)

Tre persona dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në disa shtëpi në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Prishtinë.

Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku disa persona shihet teksa provojnë të hapin disa dyer të shtëpive, por pa sukses.

Sipas tyre kjo ka ndodhur të premten, më datën 3 mars.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë por deri më tani s’ka marrë ndonjë përgjigje/ Klankosova.tv