July 27, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Deputetë “proevropianë” të VMRO-së kanë filluar të takohen me diplomatë për ndryshimet kushtetuese (Video)

Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, njofton se në fund të pranverës do të fillojë procedura parlamentare për ndryshime kushtetuese, me të cilat Kuvendi do të vendosë për përfshirjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë. Edhe pse gjithçka varet nga një shumicë prej dy të tretash, Bogoev është optimist se opozita do të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Bogoev ka thënë se posedon informacione të sigurta se përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së në takime me diplomatë dhe përfaqësues të faktori ndërkombëtar, kanë shprehur qëndrime pozitive lidhur me ndryshimet kushtetuese, duke përmendur konkretisht takimin me kryekomesioneren evropian, Von Der Lyen.

Sipas Bogoev, bëhet fjalë për përfaqësues me orientim proevropian që vlerësojnë se VMRO-DPMNE nuk duhet të jetë peng i qëndrimeve antievropiane të Dimitar Apasievit.

“Me përfundimin e procesit të rikonstruimit të Qeverisë, pres që të fillojnë debati i gjerë publik për ndryshimet kushtetuese. Nëse kjo ndodh pas përfundimit të rikonstruimit, ai proces i debatit të gjerë duhet të përfundojë diku nga fundi i pranverës dhe fillimi i verës, gjegjësisht muaji maj do të ishte muaji kur do të fillonte procedura për ndryshimet kushtetuese në Kuvend”, tha Bogoev.

Bogoev ka vlerësuar edhe sjelljen e opozitës lidhur me këtë çështje, në radhë të parë të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski.

“Është për keqardhje që deputetët e OBRM-PDUKM-së nënshkruajnë deklarata të noterizuara, Mickoski dhe liderët partiakë udhëheqin një fushatë për gjoja bullgarizim dhe asimilim, ndërsa në prapavijë shkojnë nëpër ambasada dhe japin garanci se nëse vijnë në pushtet nuk do ta kenë problem ta zbatojnë ndryshimet kushtetuese” theksoi Bogoev.

Bogoev shtoi se në tre muajt e ardhshëm do të hyjë në procedurë parlamentare projektligji për vetingun.