Numri i viktimave nga zjarri i madh që përfshiu një kompleks të lartë banesash publike në Hong Kong ka arritur në 65, ndërsa afro 300 persona raportohen ende të zhdukur.

Zjarri shkatërroi shtatë nga tetë blloqet e kompleksit në lagjen Tai Po, të mërkurën.

Autoritetet njoftuan se flakët janë në thelb nën kontroll, por operacionet e kërkim–shpëtimit po vazhdojnë.

Kompleksi banon rreth 4,600 persona sipas të dhënave të fundit të regjistrimit, por ende nuk dihet saktësisht sa banorë ndodheshin brenda në momentin kur shpërtheu zjarri.

" "

Ndërkohë, po shtohen pyetjet mbi shkakun e flakës dhe përgjegjësinë për tragjedinë. Policia ka deklaruar se rrjetat dhe mbulesat plastike në fasadën e ndërtesës nuk i rezistonin zjarrit dhe mund të kenë ndihmuar në përhapjen e shpejtë të tij.

Tre drejtues kompanish ndërtimi janë arrestuar nën dyshimin për vrasje të paqëllimshme, ndërsa autoritetet kanë hapur edhe një hetim për korrupsion të mundshëm lidhur me materialet e përdorura gjatë punimeve.

sqShqip