May 12, 2024
MaqedoniSport

Tifozët maqedonas fyejnë në baza nacionale shqiptarët, por arbitri nuk e ndërprenë ndeshjen MZT – Çair 2030

Fyerje ndaj shqiptarëve në ndeshjen e ndërmjet MZT dhe Çair 2030 në kuadër të Ligës së Parë të basketbollit vendor.

Para përfundimit të pjesës së parë kishte një tollovi, ndërmjet tifozëve vendas dhe drejtuesve të skuadrës shqiptare që ndodheshin në tribuna.

Koret në baza nacionale nga ana e tifozëve të MZT-së bënë që të reagojnë nga ekipi shqiptar, të cilët kërkuan ndërprerjen e ndeshjes dhe zbrazrjen e tribunës, por të njejtën arbitri nuk e pranoi dhe kërkoj të vazhdoj ndeshja.

Ndeshja në fund u mbyll në favor të MZT-së që fitoi me rezultat 91:58 ndaj Çair 2030.