Kolumna

T’i shpallet luftë Vlladimir Putinit, për të ndalur luftën në Ukrainë!

Ejup Berisha

Çelsi i zgjidhjes së krizës Ukrainase ndodhet në Moskë.

Rusia në Ukrainë po zhvillon agresion e nuk po bën revolucion siç po pretendon ti legjitimoj aktet dhe veprimet e tija të papranueshme të dhunshme atje udhëheqesi i Rusisë Vlladimir Putin.Cdo udhëheqës autoritar mundohet të gjej justifikim për veprimet e veta cofshin edhe mjaft të papranueshme të njëjtat për një rend të caktuar ndërkombëtar. Të njëjtën gjë po e bën edhe udhëheqësi i Rusisë Vlladimir Putin. Të njëjtat justifikime mundohej ti prezentonte para më shumë se njëzetë vitesh edhe ish diktatori jugosllav Sllobodan Millosheviq. Ai qëllimet ekspanzioniste dhe okupuese në teritoret e republikave ish jugosllave mundohej ti arsyetonte dhe ti legjitimonte si tentim për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të popullit serb nga kombet e tjera apo dhe si tentim për mbrojtjen serbëve nga diskriminimi. Ishte veprimi i forcave properendimore që e ndaloi makinerinë luftarake serbe që të shkaktojë luftë me pasoja më të mëdha në Republikat e ish Jugosllavisë. Kjo u bë duke bërë presion ndaj një njeriu të caktuar ndaj ish udhëheqësit serb Sllobodan Milloshevic dhe mbështetësve të tij duke adresuar veprime konkrete kundër luftës në adresën dhe fajtorin e duhur në fundvitet e 90 pra në Beograd. Prandaj edhe celësi i zgjidhjes së krizës ukrainase është marshimi i forcave Properendimore kuptohet po jau mbajti apo po patën guxim të njëjtat drejtë Moskës e jo vetëmse zbatimi i sankcioneve ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë për shkak se këto të fundit japin rezultate shumë më ngadal sesa veprimet konkrete e legjitime të mbrojtjes dhe zbrapsjes të cilat duhet të zbatohen domosdoshmërishtë pa kurrfar hamendje dhe shtyerje kundër rexhimit në Moskë. Atje në Rusi lufta duhet të zhvillohet vetëmse ndaj një njeriu ndaj Vlladimir Putinit apo dhe ndaj njerëzve që i mbështetsin aktet e dhunës dhe cmenduritë e luftës së tij e asesi të luftohet me popullin rus. Pra kriza në Ukrainë ka vetëm një fajtor ai është Vlladimir Putini dhe mbështetësit e tij.Të gjithë e dinë adresën e saktë të shkaktarit të krizës në Ukrainë prandaj duhet vendosmëri për pengimin e akteve të papranueshme të dhunës dhe të agresorit rus. Veprimet e forcave properendimore kundër rexhimit në Rusi janë të ligjshme dhe legjitime meqë udhëheqësi i tanishëm i Rusisë nuk po e shkatërron vetëmse Ukrainën por po e kërcënon edhe botën me veprime dhe akte të mundëshme shkatrrimi në përmasa më të gjëra i njëjti duke e paralajmëruar mundësinë e përdorimit të armëve të ndaluara bërthamore. Masa e frigës nga veprimet e paralajmëruara nga Vlladimir Putin duhet të jenë bazë por edhe dëshmi për unitetin e forcave properendimore kundër rexhimit autoritar në Rusi. Mendoj se me këtë njeri nuk është e pamundur paqa por atij duhet bërë me dije se aktet e tija të dhunës dhe të shkatrrimit në Ukrainë dhe kërcënimet e tij plotësuese janë të papranueshme. Apo më konkretishtë Rusisë duhet kontestuar rendi ndërkombëtar që po dëshiron ta vendos dhe ta bëj realitet përmes veprimeve të saj në rastin e krizës Ukrainase. Për fund edhe njëher luftë duhet shpallur Vlladimir Putinit e jo kombit rus. Dhe derisa forcat Properendimore të vendosin se me cilat hapa, masa dhe akte do të mundohen ta pengojnë dhe zbrapsin udhëheqësin e Kremlinit nga tentimet e tij për të shkaktuar luftë me përmasa më të gjëra këto forca duhet premtuar kombit rus se ai do ta gëzojnë përkrahjen dhe ndihmën e nevojshme për vendosjen e rendit publik dhe qetësisë në vend dhe më gjërë.
Bota demokratike duhet thënë ndal Putinit. Ajo duhet të mobilizohet dhe të aktivizohet me veprime dhe akte të vendosura e konkrete të orientuara kundër tentimeve të rexhimit rus për ta rrezikuar paqën e përgjithshme botërore.