May 19, 2024
Kolumna

Të duan deri sa të u mbarojë interesi

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Besoj se edhe lexuesit do të pajtohen me mendimin tim që po e shprehi në kët shkrim. Në kohën e fundit shumëherë i parashtrojë pyetje vetes sime. A thua vallë pse aq shumë gjërat kanë ndryshuar në kohën e fundit!?Nuk them se këto fenomene nuk kanë ekzistuar edhe më parë, por më duket se në kohën e sotme janë shtuar e shumë më tepër.

Në këtë shkrim do të e paraqesë në fjalë të të shkurtra vetëm fenomenin e interesit. Nuk do të e mohojë se edhe në kohërat e mëhershme nuk ka ekzistuar interesi tek disa njerëz, por në ditë e sotme më duket se është shtuar aq shumë që shumica prej tyre të duan vetëm për interes. Shumëkush një gjë të tillë e kanë dëgjuar njëri prej tjetrit, por disa edhe e kanë përjetuar në shpirtin e tyre se shumë mike apo miq nuk të kanë dashur shpirtrisht.

Ata që të kanë dashur që nga fillimi dhe deri në përfundim kanë qenë miqtë ose miket e shpirtit që nuk të kanë dashur përshkak të ndonjë interesi.Disa prej tyre të kanë dashur derisa kanë pasur interes dhe pas përfundimit të interesit janë larguar prej teje.Këta mike apo miq të interesit më vonë dalëndgadalë janë larguar pa asnjë arsye. Janë larguar dhe nuk kanë dashur më të takojnë, por kur të kanë parë edhe nga larg kanë ikur prej jush, sepse tani më interesi i tyre kishte mbaruar.

Të gjitha të mirat që ua ke bërë të tillëve pas realizimit të interesit janë larguar pa një faleminderim.
Ta kanë kthyer shpinë atë ditë kur kanë përfunduar interesin e tyre që kanë pasur ndaj teje. Pra, këta nuk janë asgjë më tepër se mike apo miq të interesit. Me keqardhje po e them se në kohën e fundit interesi aq shumë është shtuar dhe mbisundon tek shumë njerëz.
Të kanë dashur derisa kanë pasur interes. Derisa ia ke bërë shumë të mira. Duke e ndihmuar në shumë mënyra. Një ditë mu këta ta kthejnë shpinën. Ikin kur të shohin. I harrojnë të gjitha të mirat që ua keni bërë. Flasin keq e më keq për ju. E kush janë të tillët/ tillat. E kush janë këta/ këto, ata/ ato?!. Këta / këto. Ata/ ato janë miqtë, miket, të afërmit familjar që të duan derisa të u mbarojë interesi.