April 26, 2024
Kolumna

Ti o i pasur së pari bëhu njeri e pastaj lëvdrohu me pasurinë që e ke

Ejup Berisha

Sot gjërat në jetë maten me para-lekë e jo me vlefshmërinë morale që duhet ta kenë ato. Edhe vlefshmeria e njerëzve sot fatkeqsisht matet me atë se sa lekë-para kanë këta në shoqëri. Kështu sot nëse nuk ke fare lekë atëher për dikë nuk vlenë fare në shoqëri, nëse ke pak lekë vlenë shume pak, nëse ke mesatarisht lekë vlenë mesatarisht dhe nëse ke shumë lekë atëher ke vlerë shumë të madhe për disa në shoqeri të cilën kohëve të fundit paraja ja ka devalvuar shumë vlerën. Një popull që mezi ka dalur nga katandia e varfërisë shekullore siç është populli shqiptar ky nuk guxon dhe nuk duhet te jepet shumë pas lekeve-parave sepse paraja sa e ndreq ajo gjithashtu edhe e prish madhështinë e një kombi. Të mos-keqkuptohem paraja vërtetë është mëse e nevojshme dhe e domosdoshme sot për mbarvajtjen e jetës por kjo nuk duhet që njerezit ti bën peng apo të varur të saj. Prandaj duhet vazhduar për të bërë shumë lekë-para dhe pasuri por gjithashtu duhet vazhduar edhe me kultivimin e vlerave njerëzore dhe morale. Kjo do të thotë se njeriut duhet tia rrisin vlerën morali, edukata dhe njerëzillëku e jo pasuria.Kjo e fundit është relative e përkohëshme ndërsa tre karakteristikat e lartpërmendura janë të përhershme. A nuk thonin të paret tanë Shih bëhu njeri ata pra fjalën e kishin te rritja e vlefshmërisë së normave morale dhe njerëzore e jo të varshmërisë materiale. Norma morale janë edukata dhe njerezilleku e jo paraja që është qështje fund e kokë materiale. Një Baba gjatë tërë kohës birit të tij i kishte thënë Shih biri im ti asnjëher nuk do të bëhesh njeri. Ky atij këtë ia thoshte duke ia analizuar sjelljet dhe karakterin e keq të tij. Dhe një ditë i biri i tij u bë pushtet apo u bë Mbret. Dhe ky tanimë Mbreti një ditë për ti dëshmuar Babait të tij se u bë njeri në tentim për ta bindur se e kishte pasur shumë gabim babai i tij në raport me të i njëjti i urdhëroi të varurit e tij që tia sillnin Babain në oborrin mbreteror. Të varurit e mbretit shkruan dhe i trokitën në derë tanimë Babait te mbretit dhe atij i thanë Po të therret mbreti e ky nga friga se do te mund të mdëshkohej atyre ju tha a bën ta di se pse po më fton mbreti pasiqë unë nuk kamë bërë asnjë akt të shëmtuar apo dhe vepër të keqe. Ata të varurit e mbretit iu kundërpërgjigjën shih ne nuk dime asgjë por ti duhesh të vishë patjetër me ne sepse ky është urdhër i mbretit. Kur ky arriti në mbretëri para i doli i biri i tij i cili i tha. Hej ti baba a e sheh se nuk kishe të drejtë që më thoje se unë asnjëher nuk do të bëhem njeri e unë përkundrazi bile u bëra edhe mbret. Babi i tij atij i tha ti mbret vërtetë qenke bërë por jo edhe njeri se po të ishe i tillë së pari her do të mbaje llogari për mua si baba e nuk do të më trishtoje duke më sjellur këtu me njerëz pushteti. Prandaj kuptimi i thënies bëhu njeri është më i madh dhe më i vlefshëm sesa kuptimi i fjalës jam i pasur. Pasuria e njerëzve nuk duhet të jetë burim I vetëm lumturie dhe I mburrjes për njerëzimin e aq më pak ajo të shëndrrohet edhe në burim dominimi të njeriut të pasur ndaj njerëzve jo të pasur. Kështuqë ju të pasurit e ri që keni gufuar shumë shpejtë si me fare buke së pari bëhuni njerëz me moral, me eduaktë dhe me njerëzillëk e pataj ndjehuni të pasur materialisht sepse paraja vjen dhe shkon ndërsa njerzillëku mbetet përjetë. Mos harroni se deri dje nuk keni pasur para as me u ngopur me bukë dhe as brekë për të mbathur e tani lëvdroheni me pasurinë që e keni bërë disa prej të cilëve nuk kanë bazë të shëndoshë dhe kanë prejardhje të dyshimtë.