May 19, 2024

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Historia nuk është vështirë të shkruhet. Historia e vërtetë shkruhet shumë lehtë për ata që kanë bërë historinë e tyre vet gjatë jetës së tyre. Historia e trilluar apo e rrejshme nuk është histori. Ajo nuk është më tepër se demagogji. Edhe më parë edhe në ditët e sotme dikush donë, mendonë dhe ëndërronë se do të bëjë histori me demagogji, me hipokrizi etj. Të gjithë këta janë mashtrues të vetes. Janë njerëz të cilët shohin ëndërra me syhapur. Historinë e vërtetë e shkruajnë vetë ata që me të vërtetë kanë bërë histori dhe ajo histori mbetet përgjithmonAjo histori nuk mbetet gjithnjë e paharruar. Ate nuk mund të e shlyejë askush. Po edhe nëse dikush mundohet të ia shlyejë historinë është vetëm mashtrues i vetes. Për historinë e vërtetë flasin argumentet që nuk mund të i shlyejë askush. Historinë çdokush e shkruan vet. E shkruan me veprat e tyre që lënë gjurmë të paharruara për veprimtarinë e tij që askush nuk mund të ia mohojë.Njëherit dikush mundohet të bëjë histori me veprat e dikujt tjetër edhe kjo është e kotë. Po e përsërësë se historinë e shkruan vet me veprat e tua qoftë me penë apo me gjak. Kjo është historia e vërtetë që çdo person e shkruan vet.