May 5, 2024
Maqedoni

Thellohen ndarjet edhe brenda Forumit të Grave në BDI

Sa më tepër marrin hov ndarjet mes “Ahmetistëve” dhe “Grupit të Zjarrit” në BDI, aq më tepër kanë filluar të thellohen ndarjet edhe brenda Forumit të Gruas në këtë parti.

Ndarjet e para në këtë organ që gjatë kohë ishte krenaria e partisë, kanë filluar më moti kohë, paralelisht me ndarjet në kreun e partisë, por tani janë thelluar si duket pas një trajnimi partiak të organizuar në Ohër nga instituti “Abdilaqim Ademi”, shkruan Lideri.mk.

Në këtë organizim janë anashkaluar shumë aktiviste të shquara partiake. Ka reaguar kryetarja e FG BDI Mukades Hajdari, e cila është në anën e krahut të udhëhequr nga Izet Mexhiti, e që në këtë rast sheh edhe elemente “diferencimi”.
Ju sjellim reagimin e saj të plotë me shkrim:

“Moduli i tretë i Akademisë në Ohër, princip i thyer pa shumicën e pjesëmarrëseve të dy moduleve të mëparshme, përshkak të diferencimeve politike

Akademia e cila po mbahet sot në Ohër dhe është moduli i tretë, pas dy të mëparshmet, është iniciativë e kahmotshme e imja si Kryetare e Forumit të Gruas e mbeshtetur fuqishëm nga Deputetja Arbana Pasholli( e cila ka punuar shume ne realizim) dhe u organizua me pēlqimin e Kryetarit Ali Ahmetii, me mbështetjen financiare të Institutit Abdylaqim Ademi dhe e ndihmuar nga NDI.
Sot në Akademinë që po mbahet në Ohër, më vjen keq që nuk janë të gjitha gratë pjesëmarrëse të dy moduleve të mëparshme dhe nuk e përfunduan dhe modulin e fundit të Akademisë, të cilën e nisëm me shumë sinqeritet, përkushtim dhe energji.
Thyerja e principeve dhe protokoleve nga individë të caktuar nuk i bëjnë mirë as partisë, as Institutit dhe është një model i keq për një shoqëri bashkëkohore dhe demokratike.”/Lideri.mk