May 18, 2024
Diaspora

Hafëz Jusuf Azemi ishte i respektuar nga presidentët shqiptarë, që nga Ibrahim Rugova, deri te Bujar Nishani (Foto)

Me ndarjen nga jeta të Hafëz Jusuf Azemit Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois ka humbur Veprimtarin, Atdhetarin, Bajraktarin, Humanisitin dhe Udhetarin e Çështjes Shqiptare në Amerikë, Xhaxhin Hafez Jusuf Azemi.

“Ky njeri i dha te gjith aë që pati per Kausen Shqiptare. Ky njeri mbrojti, ndimoj dhe punsoj te gjith Shqiptaret që vinin në Amerikë (Në vitet e para te Emigrimit Shqiptar ne Amerik). Pusho në Paqe Xhaxhi Hafëz. Të Falemenderit per çdo send që ke bërë për Shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Amerikë dhe në të gjitha trojet Shqiptare”, ka shkruar shqiptari nga Çikago, Kreshnik Shala.

Ai ka postuar edhe fotografi të shumta që tregojnë se Jusuf Azemi ishte figurë e respektuar nga presidentët shqiptarë, që nga Ibrahim Rugova e deri te Bujar Nishani e Ilir Meta, por edhe nga shtetas tjerë si ish kryeministri Pandeli Majko, etj.