April 26, 2024
Maqedoni

Teuta Arifi në BE, Driton Kuqi në Norvegji! Gjashtë ambasadorë të rinj të RMV-së

Edhe gjashtë emra i janë bashkuar listës së ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

Burime qeveritare për TV21 bëjnë të ditur se në seancën e mbrëmshme qeveritare kanë kaluar edhe gjashtë propozime për ambasadorë.

Teuta Arifi do të jetë ambasadore në Bashkimin Evropian, Driton Kuqi në Oslo – Norvegji, Viktor Dimovski në Paris – Francë, Zoran Popov në Uashington – ShBA, Meo Beleski në Bruksel – Belgjikë dhe Jovan Mansieski në Ankara – Turqi.