May 4, 2024
Maqedoni

Ministri Çupi takoi dibranët e Tiranës, 100 vite jetojnë në kryeqytetin shqiptar por ende të lidhur me vendlindjen

Takimet gjatë vizitës në Tiranë, ministri i diasporës Xhemail Çupi i ka përmbyllur me një takim me dibranët që jetojnë në Tiranë.
“Ishte vizitë më domethënëse për mua si dibran, pikërisht vizita në shoqatën “Bashkësia Dibrane” me seli në Tiranë, një nga komunitetet më të vjetra dibrane që jetojnë në Tiranë, por që pa dëshirë kanë migruar nga Dibra gjatë viteve 1912-1913 si rezultat i agresorit të athershëm”, deklaroi Çupi pas vizitës.
Sot ky komunitet ka një numër të madh intelektualësh, profesorësh, shkencëtarësh, punëtorësh kulturorë, shkrimtarësh etj. që tashmë si brez i gjashtë i integruar, vazhdojnë traditën dhe kulturën dibrane në Tiranë.
Në takim, duke qenë se edhe ato llogariten pjesë e jona, i informova për mundësitë e pjesëmarrjes së tyre në projekte të ndryshme kulturore, botuese dhe aktivitete të tjera për të ushqyer traditën dhe kulturën dibrane në Tiranë dhe më gjerë.
“Në fund i ftova të vizitojnë RVM-në për të vendosur bashkëpunim me institucionet shtetërore në vendin Takimet e sodit i përmbylla me vizitën më domethënëse për mua si dibran, pikërisht me shoqatën “Bashkësia Dibrane” me seli në Tiranë, një nga komunitetet më të vjetra dibrane që jetojnë në Tiranë, por që pa dëshirë kanë migruar nga Dibra gjatë viteve 1912-1913 si rezultat i agresorit të athershëm.
Sot ky komunitet ka një numër të madh intelektualësh, profesorësh, shkencëtarësh, punëtorësh kulturorë, shkrimtarësh etj. që tashmë si brez i gjashtë i integruar, vazhdojnë traditën dhe kulturën dibrane në Tiranë.
Në takim, duke qenë se edhe ato llogariten pjesë e jona, i informova për mundësitë e pjesëmarrjes së tyre në projekte të ndryshme kulturore, botuese dhe aktivitete të tjera për të ushqyer traditën dhe kulturën dibrane në Tiranë dhe më gjerë.
Në fund i ftova të vizitojnë RVM-në për të vendosur bashkëpunim me institucionet shtetërore në vendin tonë”, theksoi Çupi.
Ministri i diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, në Tiranë është takuar edhe me ish ministrin e diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, tani deputet në Kuvendin shqiptar.
“Nisur nga përvoja e tij në këtë fushë, biseda jonë u fokusua në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe lehtësuese për diasporën.
Z. Majko theksoi se diaspora shqiptare në botë është një, pavarësisht origjinës, prandaj vendimet qeveritare të rajonit duhet të jenë të unifikuara.
Ministria e mëparshme për diasporë në R. e Shqipërisë, ministër i së cilës ishte vetë ai, tani është pjesë e ministrisë së Evropës dhe punëve të jashtme, por pavarsisht kësaj bashkëpunimi i diasporës mes dy shteteve duhet të vazhdojë”, njoftoi ministri Çupi.

Ai poashtu ka realizuar takim edhe me përfaqësues të shoqatës “Sonce” me seli në Korçë.

“ Në hapsirat e Ambasadës së RMV-së në Tiranë zhvillova një takim me z. Vasil Sterjovski, ish-deputet dhe Kryetar i shoqatës “Sonce” nga Korça.
Z. Sterjovski më informoi për aktivitetet e shoqatës dhe regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në R. e Shqipërisë dhe si rrjedhojë për nevojën e një mbështetje edhe më të madhe nga vendi ynë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor të pakicës maqedone në R. e Shqipërisë”, deklaroi ministri Çupi.
Ai ka theksuar angazhimin e kabinetit të tij për bashkëpunim të ardhshëm me të gjitha shoqatat tona në R. e Shqipërisë, veçanërisht në fushën e kulturës, arsimit, botimit dhe mësimit të gjuhës amtare.