May 6, 2024
Rajon - Botë

Për pesë ditë Rusia ka humbur 5.300 ushtarë në Ukrainë

Ukrainë: Forcat ruse humbën 5.300 ushtarë dhe një sasi të madhe pajisjesh

Në një postim në rrjetet sociale, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Anna Malyar, raportoi të dhëna për humbjet e Rusisë që nga fillimi i sulmit në Ukrainë

Kiev

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës Anna Malyar tha se forcat ruse kanë humbur rreth 5.300 ushtarë që nga fillimi i sulmit në vendin e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në rrjetet sociale, Malyar raportoi të dhëna për humbjet e Rusisë që nga fillimi i sulmit në Ukrainë.

Përveç humbjes së 5.300 ushtarëve, sipas Anna Malyar, forcat ruse humbën 29 avionë, 29 helikopterë, 191 tanke, 816 automjete të blinduara, 74 topa dhe dy anije.

Ushtria ukrainase shkatërroi gjithashtu një sistem kundërajror BUK, 21 sisteme raketore të tipit Grad, 291 pajisje dhe automjete të tjera ushtarake, 60 cisterna, pesë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore dhe tre mjete ajrore pa pilot të forcave ruse.

Siç tha ajo, këto shifra nuk përfshijnë të dhëna për konfliktet aktuale në vend.