May 11, 2024
Maqedoni

Tetovari ofendoi ish ambasadoren amerikane Bërnz, Prokuroria kërkon dënim 200 mijë denarë

Prokuroria themelore publike në Tetovë i ka dorëzuar gjykatës kompetente Propozim për gjobitje kundër një 40 vjeçari nga Tetova, i cili akuzohet për vepër penale – Cënim të reputacionit të shtetit të huaj, vepër nga neni 181 i Kodit Penal.

“Me një koment me përmbajtje vullgare dhe fyese në rrjetin social Facebook, më 12 prill 2022, i akuzuari ka ekspozuar për tallje ambasadorin e atëhershëm të SHBA-së në vend dhe kështu ka kryer veprën penale. Prokurori publik kompetent i propozoi Gjykatës Themelore në Tetovë që të akuzuarit t’i shqiptojë denim prej 100 gjobave ditore”, thuhet në njoftim, transmeton Lideri.mk.

Ndryshe, dënimi prej 100 gjobave ditore arrin në rreth 200.000 denarë, ndërsa në atë kohë ambasadore e SHBA-së në vend ishte Kate Marie Burns./Lideri.mk