April 29, 2024
Maqedoni

Xhaferi paralajmëron se seanca për pakon e V ekonomike do të mbahet sonte

Para pak minutash kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka bërë me dije se seanca e 36-të e pakos ekonomike kushtëzohet me votimin e pikave te seancës së 32-të. Seanca e 32-të përmban 21 pika diskutimi, që janë ende në diskutim. Pas mbarimit të seancës së 32-të do të fillohet menjëherë me seancën e 36-të.

Seanca e 36-të ku përfshihen ligjet e pakos së pestë ekonomike është caktuar për në orën 19:20.

Kryetari i Kuvendit njoftoi se fillimisht do te mbyllet seanca 32-të dhe me pastaj te vazhdohet me seancën e 36-të. Por, opozita nuk ka pranuar te qëndrojë ne salle për votimin e seancës së 32-të dhe thotë se do të marrë pjesë vetëm ne seancën për pakon ekonomike, përkatësisht në seancën e 36-të. Opozita gjithashtu u ankua se nuk ishte informuar ne kohe për seancën 36-të dhe kërkoi kohe shtese për te mbledhur deputetet ne Kuvend.