Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar në Gjermani, Mentor Ejupi

Piktori dhe karikaturisti Mentor Ejupi, i njohur si Piktori Toro ka vdekur të enjten në moshën 56-vjeçare

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mediat gjermane, por edhe e bija e tij Alketa Ejupi-Bunjaku përmes një njoftimi në Facebook, informon portali Shtegu. Ja edhe postimi i saj:

Te dashur miq dhe familjarë, sot me 30 mars 2023 na la Babi im Mentor Aziz Ejupi.
Papa, të kam pas gjithçka – jo vetem Babë por edhe shokun ma të ngushtë në jetën time. Kemi bo gjithcka bashkë.

Nuk kam mujt mu pregaditë për këtë ditë kurrë – se kam mendu edhe skam dasht me mendu çka me shkru per ty. Ata që të kanë njoftë e dinë çfarë njeri ke qenë.
Faleminderit për gjithçka, i ke bo gjitha të mirat për neve.

Të dua shume Puçi jem.

Mentor Ejupi ka jetuar në Hamburg të Gjermanisë, ku kishte eskpozuar veprat e tij dhe te banorët gjermanë kishte një respekt të veçantë.