SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër L.E. (55) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „mashtrim“. Gjatë vitit 2025, i denoncuari me paraqitje të rrem ka marrë para në vlerë prej 15.000 eurosh nga dy persona nga rrethina e Tetovës, përkatësisht i ka mashtruar se do t’u rregullojë përvojën e punës (stazhin) në një shtet të huaj në mënyrë që të mund të marrin pension.

